Takimi i dytë i kërkuesve shkencorë të projektit “Përgatitja e mësuesve të TIK mbi Inteligjencën Artificiale: Inteligjenca Artificiale në Klasë”

Më 27 dhjetor 2024, në ambientet e Universitetit Barleti, u zhvillua takimi i dytë i kërkuesve shkencorë të angazhuar në projektin “Përgatitja e mësuesve të TIK mbi Inteligjencën Artificiale: Inteligjenca Artificiale në Klasë”. Ky projekt, i financuar nga AADF në kuadër të programit READ, synon të rrisë kapacitetet e mësuesve të TIK për të integruar inteligjencën artificiale në mësimdhënie.

Gjatë takimit, Prof. Sokol Kosta, Profesor i Asociuar në Universitetin Aalborg, Danimarkë, dhe Prof. Asoc. Genta Rexha, lektore në Universitetin Barleti, analizuan rezultatet e pyetësorit të drejtuar mësuesve të TIK. Ky pyetësor kishte për qëllim të vlerësonte nivelin e përgatitjes së tyre për inteligjencën artificiale (IA) dhe të identifikonte nevojat për trajnime të mëtejshme në këtë fushë. Diskutimi gjithashtu u përqendrua në rezultatet e Fokus Grupit të parë, i cili u mbajt në fillim të dhjetorit, duke nxjerrë në pah sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e mësimdhënies mbi IA.

Në janar 2025, do të zhvillohet edhe një Fokus Grup i dytë, i cili do të përmbyllë analizën e situatës aktuale. Ky grup do të kontribuojë në hartimin e raportit përfundimtar, që do të përfshijë rekomandime konkrete për përmirësimin e përgatitjes së mësuesve dhe implementimin efektiv të inteligjencës artificiale në klasë.

#READprogram #albaniandiaspora #academicresearch #AIintheClassroom

https://www.linkedin.com/company/aadf
https://www.linkedin.com/company/research-expertise-from-the-academic-diaspora
@ Universiteti Barleti
@ Sokol Kosta
@ Genta Rexha