Më 4 dhjetor 2024, në ambientet e Universitetit Barleti, u zhvillua Fokus Grupi i parë në kuadër të projektit “Përgatitja e mësuesve të TIK mbi Inteligjencën Artificiale: Inteligjenca Artificiale në Klasë”. Ky projekt është financuar nga AADF në kuadër të programit READ dhe synon vlerësimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të mësuesve të TIK për përdorimin e inteligjencës artificiale në procesin e mësimdhënies.
Pjesëmarrës në Fokus Grup ishin 8 mësuese nga 7 shkolla në 4 qytete të Shqipërisë. Ato janë gjithashtu studente në programet Master Profesional “Mësuesi në TIK” dhe Master i Shkencave në “Informatikë e Aplikuar” të Universitetit Barleti. Aktiviteti ishte një hap i rëndësishëm pas pyetësorit drejtuar mësuesve, i cili kishte për qëllim të vlerësonte njohuritë e tyre mbi IA dhe të identifikonte nevojat për trajnime të mëtejshme.
Fokus Grupi u drejtua nga Prof. Sokol Kosta, Profesor i Asociuar në Universitetin Aalborg, Danimarkë, dhe Prof. Asoc. Genta Rexha, lektore në Universitetin Barleti. Projekti ka për qëllim fuqizimin e mësuesve të TIK për të integruar inteligjencën artificiale në mësimdhënie, duke përgatitur kështu institucionet arsimore në Shqipëri për sfidat dhe mundësitë që sjell ky revolucion teknologjik.
Kjo nismë përbën një hap të rëndësishëm drejt përgatitjes së sistemit arsimor shqiptar për të përqafuar inteligjencën artificiale në mënyrë efektive dhe të qëndrueshme.
#READprogram #albaniandiaspora #academicresearch #AIintheClassroom
https://www.linkedin.com/company/aadf
https://www.linkedin.com/company/research-expertise-from-the-academic-diaspora
Universiteti Barleti
Sokol Kosta
Genta Rexha