BIZNESET
Persona të punësuar dhe stazhierë që kontribuojnë në projekte dhe zhvillimin e biznesit duke përdorur aftësitë dhe përvojën e tyre në Digital Future Hub,
Individë dhe kompani që ofrojnë investime dhe mbështetje financiare për startup-et dhe projektet inovative të Digital Future Hub, duke kontribuar në rritjen dhe zhvillimin e tyre.
Grupet e interesit dhe organizatat që bashkëpunojnë për të promovuar inovacionin dhe për të zhvilluar projekte të ndryshme në Digital Future Hub, duke krijuar një ambient të përgjegjshëm dhe bashkëpunues.
SIPËRMARRJE TË REJA
Individë dhe grupet e të rinjve që zbulojnë dhe zhvillojnë ide inovative dhe startup-e në Digital Future Hub
Platforma dhe programe që ofrojnë mbështetje, mentorim dhe burime për sipërmarrësit e rinj për të zhvilluar dhe rritur bizneset e tyre në Digital Future Hub.)
Personat dhe ekspertët e fushës që ofrojnë ndihmë, këshilla dhe udhëzim për sipërmarrësit e rinj në Digital Future Hub, duke ndihmuar ata të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të përparojnë në rrugën drejt suksesit sipërmarrës.
OPERATORË MBËSHTETËS
Pika e kontaktit dhe burimi i informacionit për bizneset dhe sipërmarrësit, ofron shërbime administrative dhe logjistike për të përmirësuar projektet dhe zhvillimin e tyre
Ofrojnë gamë të gjerë të shërbimeve të ndryshme për bizneset dhe sipërmarrësit, duke përfshirë konsultime financiare, marketing, dhe zhvillim të brendit.)
Digital Future Hub është motori i inovacionit, duke ofruar mjete, mbështetje dhe hapësira për të ndërtuar të ardhmen digjitale nëpërmjet bashkëpunimit të talenteve dhe ideve inovative.)
INDIVIDË INOVATOR
Kërkuesit e pavarur janë të inkurajuar të shfrytëzojnë resurset dhe mbështetjen e Digital Future Hub për të zhvilluar idetë e tyre në projekte inovative dhe të pavarura.
Profesionistët e lirë gjejnë në Digital Future Hub mjete dhe mbështetje për të zhvilluar bizneset e tyre në mjedisin digjital.
Qytetarët janë të ftuar të përfitojnë nga shërbimet dhe burimet e Digital Future Hub për të zgjeruar njohuritë e tyre në teknologji dhe inovacion. Ofron trajnime, hapësira bashkëpunuese dhe aktivitete për të inkurajuar përfshirjen e tyre në projekte digjitale.
AKADEMIA DHE KERKIMI
Studentët kanë mundësinë të përfitojnë nga burime të avancuara dhe ambiente bashkëpunuese në Digital Future Hub për të zhvilluar projektet e tyre dhe për të përparuar në fushën e tyre të studimit.
Akademikët gjejnë burime të specializuara për të kryer kërkime dhe hulumtime në fusha të ndryshme nëpërmjet bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ideve me komunitetin tjetër të hub-it.
Kërkuesit e pavarur apo ata të përfshirë në institucione akademike mund të shfrytëzojnë infrastrukturën dhe shërbimet e Digital Future Hub për të zhvilluar dhe për të kryer kërkime inovative dhe për të përfunduar projekte kërkimore me impakt.
ORGANIZATA PUBLIKE
Qendrat qëndrore si partnere strategjike për projektin tonë inovativ ofrojnë udhëzime politike dhe koordinim për politikat lokale. Bashkëpunimi i tyre rrit cilësinë e shërbimeve dhe përmirëson jetën e qytetarëve.
Ndërtimi i partneriteteve lokale për mbështetje administrative dhe shërbime për bizneset dhe qytetarët, duke u fokusuar në zhvillimin e projekteve inovative për përparim komunitar.
Zhvillimi i programeve inovative për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve në fusha të ndryshme, duke përdorur teknologjinë për të adresuar sfidat sociale dhe mjedisore.