Panairi më i madh dedikuar talentit dhe aftësive të të rinjve, “ALBANIAN CENTRAL STEAM FAIR 2023(ACSF)” bëri bashkë qindra nxënës të talentuar duke i dhënë mundësinë të prezantojnë projektet e tyre në fushën e shkencës, si Shkenca Natyre (Biologji, Kimi, Matematikë, Fizikë), Inxhinieri (Robotikë, Elektronikë, Mekatronikë, Elektrikë, Ndërtim) TIK (IT, Programim, Databaze), Arkitekturë-Design, Arte dhe Krijimtari.
Pjesë e Panairit zhvilluar më 16 dhjetor 2023 ishin 26 shkolla të mesme nga Tirana, Durrësi, Laçi, Elbasani, Berati dhe Fieri, me projekte të tematikave të ndryshme.
Në total u prezantuan 89 projekte pjesëmarrëse në të tre kategoritë: Projekte të realizuara 70, projekte në proces përfundimi 15 dhe projekt ide 4.
Komisioni i vlerësimit në “ALBANIAN CENTRAL STEAM FAIR 2023(ACSF)”, i përbërë nga profesorë të nderuar në fushat e shkencave të natyrës, informatikë, arkitekturë dhe arteve të aplikuara, shpallën 11 projekte finaliste për këto gjimnaze:
Qemal Stafa “Algaetores” Projekt novator, Algaetors, është një zgjidhje novatore që synon pastrimin e ajrit dhe reduktimin e dioksidit të karbonit. Duke përdorur fuqinë e IoT, Algaetors shfrytëzon vetitë natyrore të pastrimit të ujit për të pastruar ajrin që thithim.dhe “Pastrimi i detit nga nafta”, një mënyrë për të pastruar derdhjet e vajrave dhe naftës në oqeane dhe dete, dhe për ne, metoda më efektive është përdorimi i një substance të quajtur ferrofluid, e cila kur ka pranë një magnet, tregon vetitë e tij magnetike. Harry Fultz “Robot”, makinë që funksionon automatikisht që zëvendëson përpjekjet njerëzore. Herman Gmeinner “Moss the boss” Panel i vetemenaxhueshem myshku qe ndihmon ne pastrimin e ajrit dhe “Pedal Buddy”, një aplikacion, i cili navigon biçikleta që lidh çiklistët që duan të ngasin së bashku për qëllime të ndryshme. Ky aplikacion mund të promovojë shëndetin, sigurinë dhe ndërveprimin social midis çiklistëve. (AL)
Sami Frasheri “Step by Step”, përdorimi i forcës ngjeshëse të këmbës për ta transferuar atë në energji elektrike dhe “Harta e Shqipërisë” cdo qark projektohet me drita led me ngjyra të ndryshme në mënyrë që me anë të legjendës së hartës të njihen dhe qarqet. Ismail Qemali “Palm Vieë” Projekt artistik ku dizajni 3D dhe modelimi i monumenteve historike merr formën e pamjeve që mund të shikohen nga gjithëkush me aplikacionin Augment.
Janaq Kilica “Olus AI”, ndërtimi i një platforme për gjenerimin dhe krijimin e kontentit si tekst, imazh, speech-to-text, text-to-speech duke përdorur Intelegjencën Artificiale. TESS “Medbot” në Shqipëri, në shumë vende periferike apo edhe në fshatëra të vegjël nuk ka mundësi për shërbimin e ndihmës së parë. Ky është një problem i madh në vendin tonë. Prandaj, ne kemi menduar një formë zgjidhjeje. Hafiz Ibrahim Dalliu “Tabela e Mendelejevit”. Projektet fituese do të të marrin pjesë në konkursin final “NATIONAL STEAM FAIR 2023” në Prill 2024. Aktiviteti u mbulua me dy kronika televizive nga TVSH dhe Euronews Albania.
Panairi ishte një pikë takimi me vlerë për promovimin e talenteve të nxënësve dhe maturantëve, dhe mbështetjen e tyre për të zhvilluar aftësitë, njohuritë, prirjet dhe talentin jo vetëm në plan kombëtar, por edhe ndërkombëtar përmes filozofisë së STEAM.
Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Universitetit Barleti, me një hapësirë të dedikuar dhe përkushtim maksimal për cdo pjesëmarrës.
Panairi u sponsorizua nga kompania SFC ALBANIA që ofron punë remote për të rinjtë me kohë të pjesëshme dhe të plotë, me të cilën kemi edhe marrëveshje bashkëpunimi shumë funksionale rishtas.
Panairi përmbushi me sukses misionin për evidentimin e talenteve në fushën e shkencës si Shkenca Natyre (Biologji, Kimi, Matematikë, Fizikë), Inxhinieri (Robotikë, Elektronikë, Mekatronikë, Elektrikë, Ndërtim) TIK (IT, Programim, Databaze), Arkitekturë-Design, Arte dhe Krijimtari.
Ky është aktiviteti i parë që hapi siparin e tri aktiviteteve që do të zhvillohen në Shkodër, Korçë dhe Fier, për t’u finalizuar me aktivitetin final, ku do të marrin pjesë projektet finaliste.