Demonstrimi i robotit disifektues të realizuar pranë Steam FabLab

“Robotika: Porta drejt Inovacionit dhe Teknologjisë”

Të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë patën mundësinë të eksploronin fushën e robotikës dhe të asistonin në një demonstrim praktik të montimit të një roboti.

Gjatë aktivitetit, studenti barletas Jusuf Rrustaj realizoi një demonstrim praktik të ndërtimit të një roboti, duke prezantuar projektin e tij të veçantë, Robotin Spac 2.

Gjithashtu u prezantuan të rejat më të fundit në fushën e teknologjisë, duke theksuar lidhjen e inteligjencës artificiale me robotikën, robotet humanoid, dhe aplikimet e robotikës në fusha si eksplorimi i hapësires, oqeanet, dhe mjekësia.